Prej kohësh ishte përfolur në media se Genta Ismajli po bashkëpunon me një artist turk për këngën e saj të re. Më në fund Genta e ka zbuluar sot se me cilin artist po bashkëpunon me anë të disa videove në Instagram. Në lajm thuhet se Genta po realizon një këngë me reperin Eypio. Ky i fundit është shumë i famshëm në Turqi dhe këngët e tij numërojnë miliona shikime në Youtube. "Projekti surprizë i reperit të famshëm Eypio. Eypio po bashkëpunon me këngëtaren bukuroshe nga Kosova, Genta Ismajli", thuhet në lajm. Gjithashtu mediat turke kanë zbuluar se Genta dhe Eypio e kanë xhiruar videoklipin në Stamboll./Xing.al


