Reperja me famë botërore Cardi B u kthye me të shoqin, reperin Offset, pasi ky i fundit e pranoi publikisht se e ka tradhëtuar. Ndonëse fillimisht kishte vendosur të ndahej, ajo ecën me parimin “Kur e do dikë, e fal”.

Fansat e Cardit mbetën të zhgënjyer, pasi prisnin që ajo të divorcohej nga Offset. Vetëm së fundmi, reperja ka shpjeguar për ‘Vouge’ se përse u kthye me të shoqin, ndonëse ky i fundit e tradhëtoi.

“Kur unë dhe bashkëshorti im patëm probleme dhe unë vendosa të qëndroja me të dhe të punonim për lidhjen tonë, shumë njerëz u nevrikosën me veprimin tim dhe femrat u ndjenë të zhgënjyera. Por kjo është jeta reale. Nëse e do dikë dhe nuk je më me të dhe je në depresion dhe rrjetet sociale të thonë se nuk duhet t’i flasësh atij personi, sepse ai të tradhëtoi, ti në të vërtetë nuk je i lumtur brenda vetes. Pastaj kur kthehesh me të të thonë ‘si munde?’. Na zhgënjeve të gjithëve. Të gjithë në rrjete sociale duken sikur lidhja e tyre është perfekte. Kjo është çmenduri për mua. Ka gjithmonë gra që thonë se e duan shumë partnerin, por ai nuk është i pasur, apo se ka një problem me nënën e tij, apo që marrëdhënia e tyre seksuale nuk është më aq e mirë. Të gjithë kanë probleme”- është shprehur Cardi.




