Moderatorja shumë e dashur për publikun e shumë e komentuar në media, Rudina Dembacaj ka përfunduar sot në spital. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo duke postuar dy foto ku shfaqet duke marrë serum.

Aktorja dhe moderatorja nuk e ka bërë të diutur diagnozën, por me siguri bëhet fjalë për lodhje dhe mbingarkesë duke qenë se Rudina ka qenë shumë e angazhuar këto kohë si me emisionin, biznesin apo teatrin.

Kujtojmë që Rudina është komentuar shumë së fundmi edhe për ndarjen nga bashkëshorti.
