Nga Shqipëria / E Hënë 9 Dhjetor 2019, 10:10

Rivalitet mes Arditit dhe Alketës për festivalet? Kjo foto tregon gjithçka

Dhjetori është jo vetëm muaji që e presim me padurim për shkak të festave të fundvitit, por këtë muaj mbahen edhe dy festivalet më të mëdha në vend "Kënga Magjike" dhe "Festivali i RTSH-së". Këtë vit "Festivali i RTSH-së" mban vulën e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockas. Është përfolur këto kohë se ka lindur rivaliteti mes prezantuesve të festivaleve, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Fotot e publikuara nga Alketa Vejsiu e dëshmojnë këtë. Moderatorja ka postuar disa foto nga Pallati i Koncerteve duke ndjekur "Këngën Magjike" dhe shkruan: "Gjithmonë jam ulur në këtë sallë për të duartrokitur muzikën shqiptare". Kujtojmë që fituese e "Këngës Magjike" u shpall Eneda Tarifa. Tani fokusi është tek "Festivali i Këngës" që do mbahet në 19,20 dhe 22 Dhjetor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on