U mbajt mbrëmjen e djeshme kompeticioni më i madh i bukurisë "Miss Universe 2019", ku morën pjesë vajza nga e gjithë bota. Fituese u shpall Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut. Shoqëruesja e parë e Missit u shpall Madison Anderson nga Puerto Rico dhe shoqëruesja e dytë Sofia Aragon nga Meksika.

Shqipëria arriti të renditej në mesin e 20 femrave më të bukura. Pjesëmarrëse këtë vit ishte Cindy Marina e cila u shfaq e veshur me veshjen e Mbretëreshë Teutës.

"Të sfiloja në Miss Universe për herë të parë ishte një ndjenjë surreale që nuk do ta harroj kurrë", shprehet Cindy Marina.

