Nga Shqipëria / E Diel 8 Dhjetor 2019, 20:08

Fifi pranon se këngën ia ka kushtuar personit të zemrës, Ardit Gjebrea: E njoh unë?

Fifi ka pranuar sot në "Post Kënga Magjike", se këngën "Marova" me të cilën konkurroi këtë vit dhe fitoi vendin e dytë, e kishte dedikim. 

"Lum ai me të cilin Fifi është e dashuruar, se është dikush apo jo?", e pyeti Arditi këngëtaren e cila konfirmoi se është dikush të cilit i dedikohet kënga. 

"Kush je ti more?", pyeti Arditi. "Mund të ishte, më ka shtyrë të bëj këto perla", u përgjigj Fifi.

"E njoh unë?", e pyeti Arditi ndërsa përgjigja e këngëtares ishte "Ndoshta" duke mos dashur të zbulojë më shumë.