Nga Shqipëria / E Diel 8 Dhjetor 2019, 19:07

Konkurrentët ankohen se tërmeti i penalizoi, flet Fifi: Mund të duket e vrazhdë por...

Këngëtaret e"Këngës Magjike" janë mbledhur pasditen e sotme në emisionin "E diela Shqiptare" për të diskutuar për rezultatet dhe mënyrën e votimit. Gjatë emisionit, Alban Kondi i cili mori pjesë këtë vit me grupin "West Side Family", u shpreh se kënga e tyre nuk pati shumë kohë që të promovohet tek publiku, pasi u publikua një ditë para tërmetit.

“Dua të mbështes Armendin në një pikë. Kënga jonë ka dalë një ditë para tërmetit dhe nuk pati mundësi të dëgjohet. Ne e ndjemë, reagimi ishte i vogël dhe kjo na penalizoi, por këto janë shkaqe natyrore. Duhet gjetur një formë tjetër, që të lihet më tepër kohë, që ata të fillojnë ambientohen, sepse një këngë e bukur mund të lancohet një javë e fundit dhe nuk do të ketë atë kohën e duhur për tu votuar”, u shpreh Albani.

“Më fal, nuk dua të tingëllojë e vrazhdë, ka ndodh tërmeti, mund të tregohem shumë egoiste, por një këngë e bukur është e bukur dhe njerëzit kanë për ta dëgjuar. Mendoj se njerëzit e kanë pasur të gjithë kohën e duhur për të dëgjuar të gjitha këngët e festivalit”, tha Fifi.