U mbajt mbrëmjen e djeshme finalja e "Këngës Magjike", ku fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën "Ma zgjat dorën". Mirëpo edhe këtë vit nuk kanë munguar hatërmbetjet për pikët. Këngëtari i njohur Ardit Çuni i është drejtuar Eneda Tarifës me një postim thumbues në Instastory. Arditi ka postuar një video ku shfaqet me Enedën të cilës i dhuroi 24 pikë dhe shprehet i zhgënjyer që ajo e ka votuar me 0 pikë.

"Kjo video 20 Nëntor para votimeve. Kur miqtë e tu të dashur të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë në ‘Kënga Magjike’. Ah mikja ime sa keq më vjen për ty dhe fletën tënde të votimit kushdo ta ketë plotësuar", shkruan Ardit Çuni.

Arditi konkurronte këtë vit në "Kënga Magjike" me këngën "Frymë".
