Mbrëmja e djeshme në emisionin "Shiko kush luan", protagonistë ishin 8 fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Fëmijët u bënë pjesë e lojërave dhe me ta u bashkua edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në njërën prej lojërave fëmijët e pyetën Veliajn: "A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?".

Erioni tregoi se kjo kërkesë nuk ishte për të por për administratorin e pallatit dhe tha se ishte zbatuar direkt.

“Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit", u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
