Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Dhjetor 2019, 23:11

'Kënga Magjike': Shpallet fituesja e çmimit 'Big International Artist'

Këtë mbrëmje është nata finale e "Këngës Magjike". Në edicionin 21 të këtij festivali, janë gjithësej katër çmime. Për të dhënë emrin e fituesit për çmimin "Big International Arist", është ftuar në skenë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, anëtare e jurisë.

Fituese e kësaj kategorie, është këngëtarja e Maqedonisë së Veriut, Tamara Todevska. Ajo ka marrë pjesë në festival me këngën e titulluar "Monster", me të cilën fitoi çmimin.