Marjona Metohu me këngën ‘Bosh’ dhe Khuba me këngën ‘Ndryshe’, ishin përballë njëri-tjetrit si konkurrentë në festivalin ‘Kënga Magjike’, për të fituar cmimin ‘Best New Artist’. Të dy e kanë emocionuar publikun me zërin e tyre por vetëm njëri u shpall fitues.

Fitues i çmimit ‘Best New Artist’ në edicionin 21 të ‘Këngës Magjike’ është aristi i ri Khuba. Për të shpallur fituesin, në skenë u ngjit kantautori Armend Rexhepagiqi.
