Këtë të Shtunë është nata finale e ‘Këngës Magjike’. Në këtë edicion, do të shpërndahen 4 çmime, 3 çmimet e para do të vendosen nga juria dhe cmimin kryesor do e vendosin të gjithë së bashku.

Për çmimin e parë ‘Best International New Artist’ konkurrentet ishin: Grupi Sisma, Maria Kiou, Lina Pejovska dhe Xhuda Kabra. Fituesin e këtj çmimi e ka shpallur Enkel Demi, anëtar i jurisë.

Grupi ‘Sisma’ nga Italia me këngën ‘Com'e' possibile’ janë shpallur fitues të kësaj kategorie, duke marrë kështu çmimin e parë të mbrëmjes.

