Këtë të shtunë është nata finale e festivalit ‘Kënga Magjike’. Në edicionin 41, ky festival ka ardhur me shumë ndryshime. Për herë të parë publiku ka të drejtë votimi dhe voton për artistët “Big”, ndërkohë që juria për artistët e rinj.

Një tjetër ndryshim shumë i rëndësishëm është bërë i ditur dhe këtë mbrëmje, në minutat e para të festivalit. Moderatori Ardit Gjebra dhe modelja Adrola Dushi, e cila shoqëron Arditin këtë vit në prezantim, kanë bërë të ditur që këtë vit “Kënga Magjike” do të zhvillohet pa çmime.

“Pas 20 vitesh nuk do te ketë me cmime, nuk do të ketë me nominime ndërsa publiku dhe juria kanë marrë fuqi për të vendosur finalistët e sotëm bashkë me votimin e finalistëve për njëri-tjetrin”, është shprehur Arditi. “Sot do të ketë vetëm 4 cmime, 3 i vendos juria dhe cmimin e madh e vendosi të gjithë së bashku”, ka vazhduar Adrola.

