Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Dhjetor 2019, 18:06

Emiratet e Bashkuara Arabe dhurojnë 460 çadra dimërore për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti i 26 Nëntorit la në qiell të hapur shumë familje. Fatmirësisht të gjithë janë bërë bashkë për të ndihmuar. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë një ndihmë të madhe në këto ditë të vështira për shumë shqiptarë të prekur nga tërmeti.

Fillimisht ato dhuruan  3 milionë euro e tani kanë sjellë 460 çadra dimërore, për familjet në zonat rurale, pasi në këto zona banorët e kanë më të vështirë të strehohen në hotele. Ministrja Xhaçka ka shkruar në profilin e saj të Instagramit: “Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26 nëntorit. Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit, duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele”.