Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Dhjetor 2019, 16:04

Që tani me shpirt artisti: Miriami zbulon talentin e Amelisë

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë vazhdimisht në rrjete sociale foto ose video të së voglës Ameli. Vogëlushja rritet dita ditës dhe me ëmbëlsinë e saj ka fituar dashurinë e të gjithëve.

Së fundmi Miriami përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ka zbuluar talentin e së bijës. Ameli është e dhënë pas pikturës dhe fotoja ku shihet e ulur para një tryeze të mbushur me ngjyra dhe fletë vizatimi duke pikturuar, e tregon më së miri.

“E kemi gjetur tashmë vendin tonë të preferuar”, shkruan Miriam krahas fotos, duke nënkuptuar këndin e shtëpisë në të cilin vogëlushja është duke vizatuar.