Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Dhjetor 2019, 15:03

'Është sfidë', Sara Hoxha rrëfen vështirësinë e të pasurit dy djem

Dy muaj më parë, Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë. Në 11 tetor erdhi në jetë një tjetër vogëlush në familjen e çiftit të cilit i vendosën emrin Roman. Lajmin e bukur e dha vetë Sara duke postuar një foto me bebin e porsalindur dhe London Noorin që përkëdhelte vëllain.

Ditën e sotme Sara ka postuar një foto me djalin e madh teksa ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar dhe shkruan se për të ka qenë një sfidë balancimi i vëmendjes mes dy djemve.

"Të balancoja vëmendjen mes dy djemve të mi ka qenë një sfidë, por ne ngadalë po përshtatemi si një familje prej katër anëtarësh", shkruan Sara.