Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Dhjetor 2019, 11:11

Konkurrenti i shkon me paruke në emision, Renato nuk mban dot të qeshurën (Video)

Renato Mekolli është rikthyer sërish në "Hell's kitchen", pas deklaratës së bujshme se ai do largohej nga emisioni. Shefi i kuzhinës kërkoi falje duke u shprehur se e gjitha ishte për të tërhequr vëmendjen. Mbrëmjen e djeshme në "Hell's kitchen", nuk ka pasur vetëm të bërtitura, por edhe të qeshura.

Një moment që e bëri shefin të qeshte pa pushim ishte kur Rezarti u shfaq me paruke për t'ju përshtatur skuadrës së vajzave.

"O Zot ç'më ka gjetur me këta mua", u shpreh Renato dhe ia plasi të qeshurës ndërsa njëra nga vajzat i lyu edhe buzët Rezartit.