Renato Mekolli është rikthyer sërish në "Hell's kitchen", pas deklaratës së bujshme se ai do largohej nga emisioni. Shefi i kuzhinës kërkoi falje duke u shprehur se e gjitha ishte për të tërhequr vëmendjen. Mbrëmjen e djeshme në "Hell's kitchen", nuk ka pasur vetëm të bërtitura, por edhe të qeshura.

Një moment që e bëri shefin të qeshte pa pushim ishte kur Rezarti u shfaq me paruke për t'ju përshtatur skuadrës së vajzave.

"O Zot ç'më ka gjetur me këta mua", u shpreh Renato dhe ia plasi të qeshurës ndërsa njëra nga vajzat i lyu edhe buzët Rezartit.
