Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Dhjetor 2019, 10:10

Pasi ndërtoi 2 shtëpi, Bebe Rexha bën premtimin që do lumturojë të gjithë

Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha erdhi në Shqipëri për të parë nga afër dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Këngëtarja vendosi të merrte përsipër ndërtimin e dy shtëpive në Bubq dhe deklaroi se nuk e harron kurrë origjinën e saj.

Në një intervistë për "Pasditja ime", Bebe ka premtuar se do rikthehet sërish në Shqipëri për të parë se si po ecën ndërtimi i shtëpive për të prekurit e tërmetit.

“Do të rikthehem sërish. Ky është qëllimi im! Unë dua të kthehem pasi ato janë rindërtuar, por ato mund të marrin rreth 4-5 muaj për t’u rindërtuar! Unë do të kthehem në pranverë për t’i vizituar sërish”, u shpreh Bebe Rexha.

Bebe tha gjithashtu se po punon për albumin e saj të ri e do të vijë në Shqipëri për të bërë një koncert.