Nga Shqipëria / E Premte 6 Dhjetor 2019, 23:11

Pas vdekjes së dy vëllezërve, Elvis Naçi jep lajmin e madh për 6 jetimët

Vëllezërit Abazi nga Gjilani janë dy ndër viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit. Ata kishin ardhur në Durrës për punë dhe hotel ‘Tropikali’ ku po qëndronin u shemb nga lëkundjet e forta. Vëllezërit humbën jetën duke lënë pas gjashtë jetimë.

Pak vite më parë, në po këtë familje, ishte ndarë nga jeta dhe një tjetër djalë, e kjo vetëm sa e shton dhimbjen. Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, temë kryesore ishte familja Abazi dhe tragjedia që pllakosi në jetët e tyre.

Elvis Naçi së bashku me Sidrit Bejlerin kanë vizituar familjarët. Elvis Naçi ka treguar se puna për të ndërtuar shtëpinë e tyre ka filluar. Shtëpia do të ndërtohet me fondet që kanë dhuruar shqiptarët, dhe jo vetëm, për të prekurit nga tërmeti. Përpos shtëpisë, iu është vendosur edhe një pension 1 mijë euro, 500 euro për fëmijët e njërit vëlla, dhe 500 për fëmijët e tjetrit.

Burimi: "Ballkanweb.com"