Reperja e njohur Tayna, këtë mbrëmje i ka surprizuar të gjithë fansat e saj. Ajo ka publikuar një këngë të re, për të cilën nuk kishte njoftuar më parë.

Kënga mban titullin ‘Sorry’ dhe është vetëm në versionin audio. Tayna e ka shkruar vetë tekstin dhe e ka krijuar vetë melodinë.

Nuk dihet nësë ‘Sorry’ do të vijë dhe me videoklip por sidoqoftë është pritur shumë mirë nga fansat e reperes, të cilët e kanë përgëzuar për projektin e saj të ri muzikor.


