Aurel Lala dhe Alesio Cakoni janë dy vogëlushët nga Thumana që u hodhën nga pallati për t'i shpëtuar tërmetit. Historia e tyre e ka prekur shumë kryeministrin i cili pasi i vizitoi në spital dhe i premtoi se do t'i merrte në shtëpi, tani i ka bërë një surprizë.
Rama ka udhëtuar së bashku me vogëlushët drejt Torinos, ku ka rezervuar një takim me dy futbollistët e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo.

"Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime", shkruan Rama.
