Një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun është padyshim Dafina Zeqiri. Ajo është shumë aktive në muzikë duke publikuar vazhdimisht hite të reja në muzikë, e po ashtu shumë aktive dhe në rrjete sociale, ku ndan me ndjekësit foto ose video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi ajo është kthyer shumë pas në kohë, duke publikuar një video shumë të ëmbël nga fëmijëria. Sot, është një këngëtare shumë e suksesshme dhe rrënjët e këtij suksesi vijnë nga talenti që Dafina e ka pasur dhe e ka ushtruar gjithmonë, që fëmijë.

Në videon në fjalë, ajo shihet duke kërcyer në ritmin e muzikës, ndërkohë që në duar mban shami të kuqe.




