Një mësuese 34-vjeçare nga Britania, e quajtur Audrey Schoema, gjatë një stuhie dëbore nga e cila kishte humbur bashkë me të shoqin në një mal në Girona, është goditur nga hipotermia dhe zemra e saj ka pushuar së rrahuri për plot 6 orë, shkruan 'Daily Mail'. Kur ajo ka mbërritur në një spital të Barcelonës nuk po merrte frymë dhe veshka kishte ndaluar së funksionuari.

Mjekët e vendosur arritën ta rikthenin në jetë Audrey Schoema duke ngrohur gradualisht gjakun dhe trupin e saj, dhe më pas kanë rindezur zemrën me një defibrilator. Dr Argudo, i cili është një ekspert për t'u marrë me viktimat e hipotermisë, i tha shtypit spanjoll: 'Personi që arriti në spital ishte një vajzë e re në arrest kardiak dhe nuk tregoi asnjë shenjë jete. Ajo ishte e zbehtë, me një temperaturë trupi 20 ° C (68 ° F). E vetmja gjë e mirë ishte që ajo ishte shumë e ftohtë. Cdo gjë tjetër dukej shumë keq."

Pas 12 ditësh ajo ka dalë nga spitali duke u shprehur: "Eshtë e jashtëzakonshme që kam mbijetuar. Nuk e kuptova se jeta ime ishte në rrezik derisa u zgjova në spital."/ Daily Mail


