Nga Shqipëria / E Premte 6 Dhjetor 2019, 16:04

Letra e vogëlushes italiane i përlot të gjithë, i dërgon 5 euro fëmijëve të prekur nga tërmeti

Një vogëlushe italiane me emrin Emily e cila jeton në qytezën e vogël Agordo, i ka përlotur të gjithë me një letër të shkruar më 26 nëntor, ditën kur tërmeti goditi Shqipërinë. Vogëlushja i drejtohet punonjësve të Mbrojtjes Civile Italiane, ku u kërkon të dërgojnë në Shqipëri letrën e saj dhe 5 eurot. Letrën e ka postuar në Facebook, ish-deputetja socialiste Ledi Shamku.

Letra e Emilyt: "E dashur Mbrojtja civile e Bellunos. Unë jam Emily e sot kur u zgjova në mëngjes dëgjova  në lajme për lajmin e keq.

Mami im që tani është duke pirë kafe , më shpjegoi se në Shqipëri pati një tërmet të fortë.

Unë imagjinova ata fëmijë që po flinin në krevatet e tyre të ngrohta, pranë mamit a babit o pranë vëllezërve të tyre, e do jenë trembur shumë.

Më vjen kaq keq e uroj të mos dëgjoj më lajme të tilla në televizor. Nga frika ata fëmijë nuk do të kenë ngrënë as mëngjes.

Unë nuk jam shqiptare por dua t'u them atyre fëmijëve se dëshiroj të jem mikja e tyre e zemrës. Nuk di si t'ja bëj e dua që ju të më ndihmoni t'i dërgoj fëmiëjve  të Shqipërisë këtë pikturën time që ata ta shohin se unë i kam menduar e më vjen shumë keq për atë cfarë u ka ndodhur.

Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Ju përshëndes fëmijë shqiptarë e po ju nis dhe 5 euro kështu që nesër të hani mëngjes", shkruhet në letrën e vogëlushes.