Një 84 vjeçar i ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme që kanë ndodhur në vend. Hile Zefi, 84 vjeç i ka mbijetuar tërmetit të vitit 1979 në 15 prill në Shkodër dhe atij të këtij viti më 26 nëntor.
Zefi ka treguar për Top Channel se pas tërmetit në Shkodër u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës ndërsa tërmeti i 26 nëntorit e tronditi shumë atë dhe familjen e tij.
"Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë as zgjuar, tani jemi vendosur te kisha bashkë me gruan djalin nipin e nusen.
Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tregoi ai.





