Nga Shqipëria / E Premte 6 Dhjetor 2019, 12:12

Ori Nebijaj tregon momentin e sikletshëm: S'më ra alarmi për në punë, kolegët qeshnin

Duke qenë se prezanton një emision mëngjesi, Ori Nebijajt i duhet të zgjohet shumë herët për t'u bërë gati për në punë. Në një intervistë për revistën "Class", moderatorja ka kujtuar një rast kur nuk i ra alarmi pasi gjatë natë telefoni ishte bërë update dhe u zgjua në 7 të mëngjesit, atëherë kur "Wake up" nis transmetimin.

Ka ndodhur ndonjëherë që të mos e kesh dëgjuar alarmin dhe nuk je zgjuar për në punë?

Po. Madje e kam treguar dhe live kur ka ndodhur. Aq sa kolegët, gjithnjë qeshin me sportivitetin me të cilin unë tregoj se çfarë ka ndodhur. Unë i urrej gënjeshtrat dhe justifikimet. Nuk di ta bëj, qoftë dhe kur jam live në transmetim. Alarmi i telefonit ka qenë një rast i tillë, një nga ato netët kur telefoni bën update, dhe mua më del gjumi në 7, qoftë edhe pa alarm, ama kjo është vonesë e madhe në punën time. E sheh e gjithë Shqipëria. 

Sa të vështirë e ke të zgjohesh herët në mëngjes?

Ah, kjo do të jetë njësoj e vështirë, gjithmonë. Ti thjesht e ndan mendjen se ky është orari i punës e çdo tekë që vjen nga dëshira për gjumë, shuhet menjëherë. Besoj kështu u ndodh të gjithëve. Ne nisim herët, ama me kënaqësi dhe adrenalinë punojmë paralelisht edhe me përgjumjen e çdo dite. “Wake Up” është kësisoj një eksperiencë krejtësisht ndryshe.