Ditën e djeshme këngëtari i njohur, Justin Timberlake i kërkoi falje bashkëshortes së tij, aktores Jessica Biel pas fotove që qarkulluan në rrjet. Në fotot e kapura nga paparacët Justin shfaqej në një bar në New Orleans, i shoqëruar nga aktorja Alisha Wainwright me të cilën kishte kapur duart duke lënë të kuptohej se mes tyre kishte diçka.
Justin i ka kërkoi falje publike bashkëshortes me anë të një postimi në Instagram ku shkruante: "Unë qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua. Dua të sqaroj që asgjë nuk ka ndodhur mes meje dhe koleges sime. Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë", shkruan Justin.
Burime për revistën "People", bëjnë të ditur se bashkëshortja e Justinit, Jessica mendon se ai nuk e ka tradhëtuar. "Ai kishte pirë shumë, por Jessica beson se ai nuk e ka tradhëtuar. Ajo do i qëndrojë pranë", tha burimi.


