Nga Shqipëria / E Enjte 5 Dhjetor 2019, 18:06

U ankua te kryeministri, vjen lajmi i mirë, gjendet gruaja e Kastriotit nga Lezha

Ditët e fundit një video ku një qytetar i ankohej kryeministrit duke i thënë se i kishin marrë gruan dhe ia kishin çuar në Golem pas tërmetit, bëri bujë në rrjet. "Ma kanë marrë gruan, e kanë çuar në Golem", shprehej ai. Qytetari në fjalë quhet Kastriot Gjonaj dhe sot vjen lajmi i mirë. Gruaja e Kastriotit është gjetur.

"Newsbomb.al" bën të ditur se bashkëshortja e Kastriotit, Drandja dhe dy fëmijët ndodhen tek kompleksi ‘Harmonia’ në Golem, ku ndodhen të strehuar edhe shumë nga banorët e tjerë të prekur nga tërmeti. Bashkëshortja dhe fëmijët e Kastriotit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Pas tërmetit njeri nga djemtë, Klevisi ka pasur nevojë për ndihmë dhe pas ekzaminimit ai ka marrë mjekimin e nevojshëm.