Nga Shqipëria / E Enjte 5 Dhjetor 2019, 17:05

Atmosferë që të ngroh zemrën: Tirana bëhet gati për festat e fundvitit (Foto)

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe në sheshin ‘Skëndërbej’ kanë nisur përgatitjet për t’i mirëpritur. Si çdo vit tjetër në kryeqytet është krijuar atmosfera festive me zbukurime, aktivitete të ndryshme dhe me drita shumëngjyrëshe. Një atmosferë që të ngroh zemrën në ditët e ftohta të dimrit.

Në sheshin ‘Skënderbej’ ka nisur vendosja e shtëpizave të ‘Fshatit të Festave’ dhe përgatitje të tjera, për ta kthyer sheshin në një atraksion të vërtetë jo vetëm për shqiptarët por dhe për turistët nga mbarë bota.

Burimi: Top Channel