Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun e që prej kohësh janë në një lidhje, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kënduan në natën e parë gjysmëfinale të "Këngës Magjike". Marsela konkurron me këngën "Thërrime dashurie" ndërsa Vitmari me këngën "Largoji retë". Në prapaskenat e festivalit, çifti nuk kanë ngurruar ta shfaqin hapur dashurinë teksa i filmonte kamera e TV Klan. Marsela shihet e ulur në preherin e Vitmarit teksa japin mesazhin 'Këndo për të ndërtuar'. Në fund çifti dhurojnë një puthje.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Marsela së fundmi ka bërë një ndryshim drastik në pamje dhe mbrëmjen e djeshme dukej në super formë.




