Rina Balaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas rikthimit të saj. Reperja për dy muaj u zhduk nga ekrani e nga rrjetet sociale e gjatë asaj kohe u tha se ajo kishte vendosur të largohej përfundimisht nga muzika. Shumë shpejt Rina u rikthye duke vërtetuar të kundërtën dhe publikoi këngën e saj të re në bashkëpunim me reperin grek Sinboy. Ky ishte bashkëpunimi i dytë i Rinës dhe Sinboy të cilët sot po përflitet se janë më shumë se thjesht bashkëpunëtorë. Rina ka publikuar një foto ku shfaqet duke e puthur reperin dhe kjo ka nisur thashethemet se ata janë bashkë. Për më shumë, thashethemet për një lidhje i shton edhe komenti i Fifit e cila i shkruan se është shumë e lumtur për ta. Rina dhe Sinboy po shihen gjithnjë e më shpesh bashkë dhe nuk kanë munguar fotot edhe nga ana e reperit.




