Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin "Porta a porta" në "Rai 1" ku ka folur për herë të parë për ndarjen nga jeta të Kristi Reçit duke pranuar se e ndjera ishte e fejuara e djalit të tij.
Moderatori Bruno Vespa: Zoti kryeministër, nga tragjedia e tërmetit humbi jetën edhe Kristi Reçi, e fejuara e djalit tuaj?
Edi Rama: Po, është e vërtetë, por me lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo thjeshtë e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën. 25-vjeçarja Kristi Reçi, studentja e mjekësisë, humbi jetën nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, së bashku me dy prindërit dhe vëllanë e saj.
Burimi: tvklan.al
