Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Dhjetor 2019, 20:08

Rama bën thirrje nga Anglia: Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet për momentin jashtë Shqipërisë. Ai po merr pjesë në samitin e NATO-s, në Angli, dhe para se të nisej ka kërkuar ndihmë te shtetet e huaja për tërmetin që tronditi vendin me datë 26 Nëntor. Rama ka deklaruar se Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm, Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedi. e-albania.al “, është shprehur kryeministri.