Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Dhjetor 2019, 19:07

Eliza Dushku organizon event bamirësie për të prekurit nga tërmeti

Në personazhet publike që kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit, bën pjesë dhe aktorja shqiptarë Eliza Dushku. Ajo do të ofrojë ndihmën e saj së bashku me studentët shqiptarë të Harvardit.

‘Prive.al’ ka mësuar se ajo së bashku me të vëllain, Nate Dushku, dhe të rinjtë shqiptarë, do të organizojnë një event bamirësie. Në event do të shfaqet dokumentari i aktores ‘Dear Albania’ dhe do të jetë falas por si qëllim ka mbledhjen e fondacioneve nga njerëz që kanë dëshirë të kontribojnë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.