Balerinët në Itali janë solidarizuar me situatën e dhimbshme që u krijua në Shqipëri pas tërmetit të 26 Nëntorit, nga i cili humbën jetën 51 viktima e shumë të tjerë mbetën të plagosur. Me datë 23 balerinët do të organizojnë një event të quajtur “Cagli vallëzon për Shqipërinë”.
Eventi do të mbahet në orën 20:30 dhe balerinët pjesëmarrës janë: Benilde Marini, Alessandro Macario, Giorgia D’Emidio Irene Calagreti, Alessandro, Sara Porfini, Giuliano Santi, Marco Zingaretti dhe tre balerinë shqiptarë: Kledi Kadiu, Anbeta Toromani dhe Bernard Shehu, të cilët po kontribuojnë për vendin e tyre.
Bernad Shehu ka bërë një status për këtë event ku shkruan:
“Një mbrëmje vallëzimi për të mbështetur tokën time të goditur nga tërmeti i rëndë javën e kaluar! Ju ftoj në 23 Dhjetor në Teatrin Komunal Cagli për “Cagli Danza për Shqipërinë” Falënderoj bashkinë e Cagli që më dhanë mundësinë për të organizuar këtë ngjarje kaq të rëndësishme për mua. Falënderoj të gjithë miqtë dhe kolegët e mi që menjëherë e kanë vënë në dispozicion për ta bërë të mundur këtë mbrëmje. Të gjitha të ardhurat e mbrëmjes do të dhurohet për viktimat e tërmetit. Biletat mund të rezervohen duke filluar nga 10 dhjetori. Benilde Marini, Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Alessandro Macario, Giorgia D’Emidio Irene Calagreti, Alessandro, Sara Porfini, Giuliano Santi, Marco Zingaretti”.
View this post on Instagram
