Para dy ditësh, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, erdhi në Shqipëri për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe për të ofruar ndihmën dhe mbështetjen e saj.

Ajo do të rindërtojë shtëpitë e dy familjeve, një në Bubq dhe në një Ishëm e më pas u kthye sërish në Amerikë. Së fundmi, Bebe ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto ku shihet pranë të prekurve të tërmetit dhe shkruan: “Dje u ktheva nga një udhëtim dyditor në Shqipëri, ku pashë dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe u takova me ata që u prekën nga ky tërmet. Jam shumë e lumtur për zemrën dhe mirësinë e njerëzve atje, si dhe për të gjithë ata që kanë dhuruar nga e mbarë bota. NUK MUND T’JU FALËNDEROJMË MJAFTUESHËM. Ne kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim. Te Dua Shqiperi”.
View this post on Instagram






