Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Dhjetor 2019, 16:04

Pas tërmetit tragjik, Brukseli i jep 15 milionë euro Shqipërisë

Pas tërmetit të 26 nëntorit që mori jetë njerëzish e la të plagosur shumë të tjerë, Komisioni Evropian do i japë Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh.

"BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga disa vende të BE-së. Hapi i parë ndërkohë është që të alokojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar. Gjithashtu kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh" u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Burimi: shqiptarja.com