Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Shqiptarët për shqiptarët", erdhi një telefonatë nga një person i sëmurë me kancer, me një shpirt të madh. Nga reparti i Onkologjikut i sëmuri telefonoi live në emision, ku tha se do të dhuronte fondacionin e jetës, i cili shkonte diku deri në rreth 38 mijë euro.
“Jam pacient i Onkologjikut. Zoti nuk e deshi që unë ta vazhdoj jetën, ose ndoshta do jem më mirë atje ku do shkoj. Kam një siguracion jete që e kam firmosur sot. Të më falni për pjesën e të folurit, dhe shkon diku rreth 38 mijë euro. Dua tua jap atyre që kanë mundësi të jetojnë", tha telefonuesi moment i cili e përloti Elvis Naçin, Sidrit Bejlerin dhe moderatorin Shpëtim Deskun. Ndiqeni në videon e mëposhtme.
