Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Dhjetor 2019, 10:10

U strehuan në Kosovë pas tërmetit, vijnë në jetë dy foshnja

Manushaqe Hoda ishte në shtëpinë e saj në Durrës së bashku me gjashtë fëmijët kur ndodhi tërmeti i 26 nëntorit. Në muajin e nëntë të shtatzënisë, Manushaqja i kaloi dy netë në tendë e më pas u nis në Kosovë. “Nuk rrinim dot jashtë se ishte ftohtë pastaj vendosëm të shkojmë te çadrat. Nga çadrat jemi nis për Kosovë”, tregoi Manushqja për TV Klan.

Në po të njëjtën ditë, një nënë tjetër, Morena Selimi, po durrsake, ka sjellë në jetë një foshnjë të gjinisë mashkullore. Të dy foshnjat dhe nënat gëzojnë shëndet të plotë.

Dy nënat janë vizituar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe një foshnjë tjetër erdhi në jetë në çadrën e emergjencës në Manëz.