Një zjarrfikës, nga ekipi italian i emergjencës që ndihmoi në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri ka rrëfyer se ky ishte një prej operacioneve më të vështira ku ka marrë pjesë dhe ka kujtuar momentet kur pa një grua nën rrënoja me fëmijën e saj.
“Na u desh të bëheshim njësh me rrënojat. Pata kontakt direkt me një person, një grua që ndër të tjera kishte pranë fëmijën e saj fatkeqësisht të vdekur. Kujtoj shikimin e saj. Kur e përshëndeta kishte shikimin e një personi qëëë …. (preket) nënkuptonte se ndoshta isha shpresa e saj e fundit”, thotë një zjarrfikës.
“Interesant është fakti se kur mbyllëm operacionet e emergjencës u përqafuam sikur të kishim qenë miq e vëllezër gjithë jetën“, tregon një tjetër.
“Bëmë një gjë që s’kishte ndodhur ndonjëherë në trupën kombëtare. Dërguam 200 njësi italiane dhe ngritëm një bazë brenda 24 orëve në një tokë të huaj me gjithë problematikat që një situatë e tillë mund të përmbajë”, rrëfeu një tjetër zjarrfikës.
Burimi: tvklan.al
