Nga Shqipëria / E Martë 3 Dhjetor 2019, 22:10

Arrestohen nga policia e Kosovës 3 shqiptarë në kampin e të strehuarve nga tërmeti

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës. Tre shqiptarët po strehoheshin në kampin ushtarak në Prizren, ku janë strehuar rreth 500 shtetas shqiptarë të mbetur pa shtëpi, dhe janë arrestuar për shkak se nuk kan zbatuar urdhrat policorë. Rasti është konfirmuar nga vetë policia.

“Disa persona të cilët po qëndrojnë në Kampin Gjerman kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga mjekët e emergjencës e më pas janë revoltuar dhe kanë tentuar t’i sulmojnë mjekët. Pastaj të njëjtit nuk i janë bindur edhe urdhrave të zyrtarëve policorë”, është shprehur policia e Kosovës.

Burimi: JOQ