Nga Shqipëria / E Martë 3 Dhjetor 2019, 18:06

Ira e Gaz Pajës publikon foton e parë të djalit dhe është kaq i ëmbël

Dy muaj më parë, aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Ira u bënë prindër për herë të parë. Ira solli në jetë një djalë të cilin çiftin e pagëzoi me emrin Dard. Gazi dhe Ira janë munduar ta mbajnë sa më larg rrjeteve sociale të voglin duke pritur momentin e duhur për ta prezantuar me publikun. Megjithatë ditën e sotme Ira ka postuar një foto shumë të ëmbël ku shfaqen këmbët e vockla të Dardit, i veshur me këpucë me arusha. Foton Ira e ka shoqëruar me emrin e Dardit dhe padyshim ia ka ëmbëlsuar ditën ndjekësve.