Nga Shqipëria / E Martë 3 Dhjetor 2019, 17:05

La turneun, Ardian Bujupi vjen në Shqipëri dhe ndihmon familjet e prekura nga tërmeti

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi ka lënë turneun e tij për të cilin ishte përgatitur prej kohësh dhe sot ka vendosur të vijë në Shqipëri. Ardiani ka vizituar disa nga familjet e prekura dhe i ka premtuar se do i ndihmojë në ndërtimin e shtëpive. 

"Padyshim që ia vlejti të vi ne shqiperi për të parë se çfarë kishte bërë tërmeti edhe me ndihmën e miqve dhe familjes time për të mbështetur të paktën disa familje. Na jena njo", shkruan këngëtari krah fotove e videove të publikuara në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Në postimet e tij, Ardiani ka treguar edhe disa pamje të trishta sesi kanë përfunduar këto shtëpi pas tërmetit.