Pas rënies të tërmetit në 26 nëntor, individët, organizatat, bizneset brenda dhe jashtë vendit kanë dhuruar nëpërmjet internetit në platformën qeveritare e–Albania, Bankës së Shqipërisë dhe Bankave të Nivelit të Dytë. Sot Ministria e Financave ka publikuar një raport përmes të cilit tregon shumën e parave të mbledhura. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Financave janë mbi 132 milionë lekë, 2.7 mln euro dhe 310 mijë dollarë.
Shuma e arkëtuar në LEKË
132,912,131.29
Shuma e arkëtuar në EURO
2,797,120.48
Shuma e arkëtuar në USD
310,888.46

