Nga Shqipëria / E Martë 3 Dhjetor 2019, 11:11

'Të rikthehet jeta', porosia e Ramës: Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për festa

Porosia e Ramës për festat e fundvitit ka qenë e qartë. Në Tiranë dhe Durrës duhet të rinisë jeta, të kthehet shpresa dhe të zbukurohen si asnjë vit tjetër.

"Buxheti i gjithë programit të rindërtimit do të përmbajë një zë të veçantë që të dalim nga kjo situatë pos-katastrofike më mirë seç ishim para se të ndodhë kastrofa. Jetët e njerëzve nuk i kthejmë dot më por njerëzit që kanë humbur banesat t'u sigurojmë një banesë më të mirë që kishim dhe qytetin të goditur rëndë dhe të plagosur t'i sigurojmë një gjendje fizike më të mirë sesa para se të hynte në këtë kalvar. Tirana dhe Durrësi duhet të ndriçohen për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri njësoj si qytetet e tjera. Atmosfera të jetë edhe më e bukur se vitet e tjera" deklaroi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.