Nga Shqipëria / E Martë 3 Dhjetor 2019, 11:11

Keni nevojë për strehim, ushqim apo transport pas tërmetit? Rama tregon zgjidhjen e shpejtë

Kryeministri Rama njoftoi ditën e sotme se faqja e Platformës së Bashkëqeverisjes do të jetë e dedikuar 100% për njerëzit e prekur nga tërmeti. Rama shpjegoi si funksionon kjo faqe dhe çfarë mund të kërkoni.

"Që nga dita e sotme në platformën Shqipëriaqëduam.al, direkt qytetarët që duan informacion të shpejtë dhe përsëri si me logjikën bazë na japin mundësi të adresojmë problemin, të drejtohen këtu me një klik, që u jep mundësi të shtrojnë pyetje mbi disa zëra. 'Kam shqetësim për banesën e dëmtuar' dhe mjafton të lënë emrin dhe numrin e telefonit, apo nëse kanë edhe email dhe menjëherë ekipi vihet në lëvizje për t'ju kthyer përgjigje. 'Kam nevojë për strehim të përkohshëm', këtu bëhet fjalë për ata që janë pa çati për shkak të tërmetit. 'Kam nevojë për ndihmë mjekësore', 'Kam nevojë për ndihmë ushqimore, veshje apo produkte higjenike', 'Kam nevojë për transport për në vendin e punës ose në shkollë'. Këto janë zërat e vendosur këtu duke marrë parasysh të gjithë grupin e nevojave bazë. Çdo familje, çdo vëlla, motër, i afërm që në kontakt me familjen ka shqetësime të caktuar, çdokush që ndeshet me njerëz që kanë këto nevoja, mos vini vërdallë, por nxirrni telefonin, klikoni shqiperiaqeduam.al dhe regjistroni ankesën dhe ekipi më i lëvduar nga populli është në dispozicion", u shpreh Rama.