Tërmeti i 26 Nëntorit, përpos numrit të madh të viktimave që la pas, shkatërroi po ashtu shtëpitë e shumë shqiptarëve duke i lënë në qiell të hapur. Familja Sula në Manëz, ka humbur shtëpinë dhe është strehuar për momentin në çadrën e emergjencës.
Pas situatës së vështirë, sot ka ndodhur një mrekulli në këtë familje. Një fëmijë ka ardhur në jetë aty në çadër nga zonja e quajtur Ardjana. Lajmin e bukur e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foton e parë të vogëlushes me mbishkrimin: ‘“Ajsel ti nuk do jesh kurrë vetëm” duke zbuluar kështu emrin dhe gjininë e foshnjës.

