Modelja e njohur shqiptare me famë botërore, Angela Martini, ka dhuruar një shumë prej 30 mije euro për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Angela e ka bërë lajmin të ditur përmes një postimi të bërë në Instagram, ku shprehet se arsyeja e vetme pse po e bën publike, nuk është për publicitet, por për të ftuar të tjerë njerëz të bëjnë si ajo.

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti - ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/
Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të forte”, ka shkruar modelja krahas postimit te saj.
View this post on Instagram
