Nga Shqipëria / E Hënë 2 Dhjetor 2019, 18:06

‘Bashkë jemi më të fortë’, Angela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Modelja e njohur shqiptare me famë botërore, Angela Martini, ka dhuruar një shumë prej 30 mije euro për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Angela e ka bërë lajmin të ditur përmes një postimi të bërë në Instagram, ku shprehet se arsyeja e vetme pse po e bën publike, nuk është për publicitet, por për të ftuar të tjerë njerëz të bëjnë si ajo.

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti - ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/
Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të forte”, ka shkruar modelja krahas postimit te saj.

https://www.gofundme.com/f/help-albanian-earthquake-tragedy?utm_source=customer&utm_medium=copy_link&utm_campaign=p_cp+share-sheet

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angela Martini ð??? (@angela_martini) on